Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një ndryshim të ri në radhët e uniformave blu. Drejtori i Qarkut të Dibrës, Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu. Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri. Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.