Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës. Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, iu bashkuan të enjten dhe proesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.