Ilir Beqaj qëndroi jashtë kafazit të xhamtë këtë të martë krah avokatit të tij Ermal Yzeiraj për gjyqin e “Sterilizimit”. Seanca e parashikuar dështoi pasi mbrojtja e ish ministrit të Shëndetësisë kishte dorëzuar jashtë afateve kërkesat paraprake të Beqajt. Në kushtet që parashtrimet e Beqajt kishin rritur në 93 faqe, prokuroria kërkoi më shumë kohë për të mbajtur qëndrimet përfundimtare lidhur me kërkesat e ish ministrit. Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 17 korrik, ora 9:30.