Kryetari i PD, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu u ndal tek procesi i integrimit në BE, aty ku sipas tij kryeministri Rama ka ngelur në klasë. ‘Zhvillime dramatike vijnë për procesin e integrimit të Shqipërisë. Raporti IBAR mbeti në klasë pasi një seri vendesh anëtare të BE nuk e votuan, por shtruan një seri çështjesh themelore dhe unë jam këtu të falënderoj, të shpreh mirënjohje ndaj këtyre vendeve, të cilat insistojnë që procesi i integrimit të jetë një proces i bazuar në meritë. Sepse ky proces i bazuar në meritë është interesi absolut më i mirë i qytetarëve shqiptarë.’