Arben Kraja, prokurori i dosjes “Partizani” e cilësoi të pabazuar në ligj dhe prova kërkesën e avokatëve për të shpallur të pavlefshme dhe të papërdorshme aktet e Prokurorisë së Posaçme. Përfaqësuesi i akuzës bëri prapësimet për rreth 60 minuta, ku përfundimisht kërkoi rrëzimin e kërkesës së palës së mbrojtjes si dhe kërkoi të rrëzohet kërkesa e kompanisë “Kontakt” për gjykim të shkurtuar dhe për ndarje të çështjes, pasi sipas tij i gjithë grupi i të pandehurve përfshirë personat fizikë dhe juridikë duhet të gjykohet së bashku.