Ofrimi i vizave amerikane për shqiptarët dhe veprimtaritë konsullore do të gjejnë diskutim jo vetëm mes trupës diplomatike por edhe mes zyrtarëve të qeverisë. Mbrëmjen e kësaj të mërkurë, nga Uashingtoni do të mbërrijë ndimës sekretarja e shtetit për çështjet konsullore, Rena Bitter. Takimi i parë i Bitter në Tiranë do të jetë me stafin e ambasadës amerikane ku do të vëzhgojë nga afër veprimtarinë konsullore. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bitter do të takohet edhe me zyrtarë të qeverisë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ofrimin e shërbimeve të vizave për shqiptarët.