Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, David Dano, 27 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja me iniciale A. R., 55 vjeçe, duke thënë se i riu është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta. David Dano ka folur për ‘Breaking’ në TopNeës, ku ka treguar arsyen që e shtynë të reagonte në atë formë. Ai u shpreh se kërkon dëmshpërblimin për banesën, teksa shton se po jetojnë në skamje.