Pas aksidentit të rëndë regjistruar në Unazën lindore të kryeqytetit ku humbën jetën 3 të rinj, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, me risk për aksidente rrugore. Fokusi ka qenë tek shoferët që nuk rregullojnë shpejtësinë, kryesisht në qendrat e banuara dhe në afersi të vendkalimeve të këmbësorëve.