Top News/ ‘Problemi i mbetjeve do të marrë fund’/ Veliaj jep lajmin e mirë për punonjësit e pastrimit
07/09/2024 20:09

Problemi I mbetjeve në rrethinat e Tiranës duket se do të marrë zgjidhje. Lajmi është dhënë nga kreu I Bashkisë, Erion Veliaj, I cili është shprehur se kompania “Eco Tirana” do të nisë një aksion të gjerë për pastrimin e të gjitha zonave problematike jashtë qendrës së Tiranës, pas braktisjes së punës nga kompanitë private, që ishin pajtuar për kryerjen e shërbimit. SINK “Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar. Ata [kompanitë private] menduan se duke i lënë këto zona pa pastruar dhe duke i çuar foto këtyre faqeve ‘anonim të lutem’, - apo duke nxjerrë disa nga këta që ne i kemi rrahur ‘si gomari në duhan’ me 60 mijë vota diferencë, - do t’i bënin presion kryetarit të bashkisë dhe ne do të dorëzoheshim, do ta hanim presionin.”. Nga ana tjetër Veliaj tha lajm të mire për punonjësit e pastrimit, se pagat e tyre do të rriten. SINK “Punonjësit tanë kanë punuar edhe më përpara për kompanitë private, por punonin në të zezë. Shkonte i merrte administratori lekët te bankomati dhe punëtorit i jepte vetëm gjysmën sepse gjysma tjetër u shkonte pronarëve. Një nga gjerat që kemi luftuar është edhe puna në të zezë e atyre që bëjnë një nga punët më të ndershme dhe më të vështira të qytetit, punën e pastrimit. Ndaj, do të vazhdoj të përpiqem që, pasi të kalojmë këtë emergjencë, të vazhdojmë me rritjen e rrogave, të vazhdojmë me shpërblimet për Vitin e Ri, për të gjithë punonjësit e Eco Tiranës, të cilët bëjnë punën më të vështirë”. Kreu i Bashkisë siguroi se pavarësisht kësaj situate, qyteti nuk do të dorëzohet dhe puna do të vijojë me të njëjtin ritëm si ditën e parë.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56