Dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj dhe 10 zyrtarëve të tjerë të arrestuar për tjetërsim të pronave, ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaccme. Mes të pandehurve janë edhe Gjok Ndoka ish Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Sokol Toma ish Drejtori i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë, një jurist, 2 regjistrues dhe 3 nëpunës të Zyrës Vendore si dhe një përfitues i tokave të tjetërsuara.