Seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në lidhje me privatizimin e fabrikës ‘Buka’, është shtyrë. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës është caktuar dhe pritet të mbahet më 16 shkurt. Më 7 dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen e ish-zëvendës kryeministrit. Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra.