Shefi i OBSH-së ka paralajmëruar se do të ketë më shumë raste të hantavirusit, ndërsa ajo që konsiderohet si vend-burimi i shpërthimit ka mohuar se ka shkaktuar sëmundjen vdekjeprurëse. "Ne presim më shumë raste, sepse rasti i parë ishte më 6 prill dhe derisa u konfirmua rreth 24 ose 25 prillit, pati shumë ndërveprim mes pasagjerëve”, tha shefi i OBSH-së në një konferencë për shtyp.