Më shumë se 100 mijë persona do të humbin jetën nga Covid-19 në të gjithë botën deri në fund të Lojërave Olimpike. Ky parashikim ka ardhur nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se “pandemia është një test edhe bota po dështon”. Ai gjithashtu paralajmëroi se të gjithë ata që mendojnë se Covid-19 ka kaluar pasi rastet e infektimeve janë në ulje në vendin e tyre, padyshim që po jetojnë në “parajsën e budallenjve”. Më shumë se katër milionë persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.