Këto janë momentet kur sulmohen dy makina policie në Francë të cilat po transferonin një të burgosur. Persona të maskuar dhe të armatosur goditën furgonin e policisë gjatë momentit që po kalonte një pengesë rruge dhe më pas hapën zjarr në drejtim të punonjësve të policisë. Si pasojë, sipas BBC, humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë ndërsa autorët liruan të dënuarin Mohamed Amra dhe u larguan me shpejtësi.