Me flamuj të UCK-së, Shqipërisë e Kosovës, mes thirrjeve për lirim dhe këngëve patriotike, është mbajtur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Mijëra qytetarë iumblodhën në sheshin “Skënderbeu”, duke iu bashkuar “Marshit për Liri”, të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Fjalën e mbajtën personalitete të njohura e familjarë të dëshmorëve të luftës, të cilët bën thirrje që herojntë e luftës të kthehen në atdhe.