Skandali i korrupsionit në Ukrainë që përfshin zyrtarë të lartë në rrethin e Presidentit Volodymyr Zelensky është vetëm maja e ajsbergut, pasi ndërsa hetimet nga Autoritetet Kundër Korrupsionit përparojnë, fytyra të reja po hyjnë në skenë. Jo rastësisht ata i përkasin rrethit të ngushtë familjar të Presidentit ukrainas. Raportet nga Ukraina, të cituara nga rrjete të pavarura, pohojnë se kohët e fundit hetuesit e shërbimit antikorrupsion shqyrtuan depozita prej 11 milionë dollarësh të lidhura me prindërit e Presidentit Zelensky dhe që dyshohet se janë depozituar në llogarinë e tyre në vitin 2025. Në fakt, si pjesë e hetimit, do të kryhej një bastisje në banesën e tyre, por ajo u ndërpre pas ndërhyrjes së zyrës së Presidenti.