Top News – Prindërimi gjatë izolimit ka rezultuar “i lodhshëm” edhe për mbretërorët
29/01/2021 14:13

Dukesha e Kembrixhit, tha se sfidat e prindërimit dhe shkolla në distancë, gjatë izolimit, e kanë lodhur shumë. Gjatë një bisede në lidhje video me një grup prindërish, Kate po ashtu bëri shaka duke thënë se tre fëmijët e saj, struken të tmerruar kur ajo duhet t’u presë flokët. E pyetur të vlerësojë aftësitë e saj në matematikë, dukesha i dha vetes notën -5. Ajo i kërkoi njerëzve të ndihmojnë të dashurit e tyre dhe miqtë, nëse ata ndjehen të izoluar. Kate mori pjesë në një diskutim me tre prindër, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollën Roe Green Junior në Kingsbury, në veri perëndim të Londrës, bashkë me drejtoreshën e shkollës, Melissa Loosemore. Kjo e fundit i kërkoi grupit të shkruante një fjalë që përshkruante prindërimin gjatë pandemisë. Dhe fjala e zgjedhur nga dukesha ishte “e dërrmuar”, ndërsa prindërit e tjerë kishin ndjesi të ngjashme duke shkruar sfiduese, kaotike dhe durim. “Unë mendoj se si prindër, kemi elementë të caktuar të prindërimit, ditë pas dite, por gjatë izolimit, është dashur të marrim edhe role shtesë që të tjerë në komunitetet tona do të na kishin ndihmuar. Unë jam bërë një parukiere gjatë izolimit dhe kam parë fëmijët të tmerruar ndërsa shihnin nënën tu priste flokët. Jemi bërë edhe mësues dhe unë mendoj, personalisht, se jam përpjekur të luaj shumë role, në drejtime të ndryshme, sa më mirë që kam mundur, por në fund të ditës jam ndjerë e dërrmuar”.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB