Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisal bin Farhan Al-Saud kërkon nga Shqipëria që të ndërhyjë në Izrael, që ky I fundit të heqë rrethimin ushtarak të Gazas. Kërkesa erdhi gjatë një telefonate të homologut arab, me ministrin shqiptar Igli Hasani. Lajmi është bërë public nga ministria e Jashtme e Arabisë Saudite, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të njoftimit për shtyp. “Në bisedën e tyre kryefjalë ishte lufta në Izrael ku diskutuan mbi zhvillimet në Gaza dhe më gjerë dhe përpjekjet ndërkombëtare për këtë çështje, për të siguruar jetën e civilëve dhe respektimin e ligjit humanitar ndërkombëtar.