Princ Harry dhe Meghan Markle janë në mosmarrveshje me Netflix-in pasi ata dëshirojnë të tërhiqen nga ajo që duan të shfaqin para publikut në dokumentarin e tyre të ardhshëm. Ata kanë dashur të heqin pjesë nga dokumentari i cili është filmuar para një viti por shefat e Netflix nuk kanë qënë dakord. Disa burime për Netflix kanë thënë se Duka dhe Dukesha e Sussex-it donin të redaktonin dokumentarin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar.