Top News – Prigozhin do fitoren e Ukrainës / Dëshira e fshehtë e shefit të Wagner, ja përse…
19/06/2023 13:08

Yuriy Romaniuk, kreu i organizatës joqeveritare “Ukraina në NATO”, tha se shefi i kompanisë së mercenarëve rusë Ëagner, Yevgeny Prigozhin, mund të dëshirojë fshehurazi të shohë një fitore të Ukrainës ndaj Rusisë. “Ka kaluar të paktën një vit që kur disa individë kanë shpërfillur transformimin e dukshëm të rolit dhe pozicionit të Prigozhin brenda peizazhit rus”, thotë Romaniuk për mediat e huaja. “Ai është shfaqur si një fortesë e pavarur brenda Kremlinit,…”, shton ai, duke nënvizuar se Prigozhin nuk i përgjigjet askujt përveç diktatorit rus Vladimir Putin, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi të. Dhe Romaniuk vlerëson se gjatë gjashtë muajve të fundit, kreu i Ëagnerit, ka filluar të krijojë një karrierë të pavarur politike. “Prigozhin e nuhat se ditët dhe orët e mbetura të mbretërimit të Putinit kanë një fund, ndoshta jo shumë të largët dhe nuk ka dyshime për rezultatin. Ai e kupton se në Rusinë e re, që zakonisht quhet epoka e pasluftës, do t’i duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar”. Për më tepër, eksperti deklaron se, në kundërshtim me retorikën e Prigozhin, fokusi i tij aktual mund të varet nga fitorja e Forcave të Armatosura të Ukrainës ndaj Rusisë. “E kjo, për shkak se vetëm me rënien dhe dështimin e plotë të Federatës Ruse dhe fitoren e Ukrainës, Prigozhin ka mundësinë që në mes të kaosit, të marrë pushtetin,” tha Romaniuk. Ai pohoi po ashtu se prigozhin gëzon më shumë se 30 për qind të mbështetjes në rusi. Ndërkohë, përplasja mes Prigozhin dhe ministrisë ruse të mbrojtjes mund të kulmojë më 1 korrik, kur edhe është afati i fundit që mercenarët të firmosin kontrata me ministrinë. Vetë prigozhin ka thënë më herët se nuk do të nënshkruante asnjë kontratë me dikasterin e drejtuar nga Shoigu.

Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50