Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë këtë të hënë, ku një prift u rrëzua aksidentalisht nga çatia e kishës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen numër 14 të qytetit juglindor. Prifti I moshës rreth 63-vjeç mësohet se kishte hipur në çatinë e kishës ku dhe shërbente. Por ai u rrëzua aksidentalisht. Si pasojë e rrëzimit ai mori plagë të shumta në trup dhe u dërgua drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me rastin një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.