Ambasada Italiane në Tiranë do të bëhet me seli të re. Në çeljen e Javës Italiane të Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë ka lancuar edhe nisjen e projektit për ndërtimin e godinës së re të selisë diplomatike në vendin tonë. I pranishëm në ceremoninë lancuese ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky projekt është mishërimi i kulturës italiane në Shqipëri. “Sinkron Veliaj” Veliaj mbylli fjalën e tij, duke theksuar se në 100 vitet e ardhshme të Tiranës si kryeqytet, ndërtesa e Ambasadës Italiane do të bëhet padyshim pjesë e rëndësishme e formës së saj.