Ministrat Arbjan Mazniku dhe Ervin Hoxha prezantuan prefektin e ri të qarkut të elbasanit, Ilir Bejtja, i cili pason në këtë detyrë Ali Mysliun, që dha dorëheqjen nga ky post. Ministri Hoxha vlerësoi se me afrimin e datës së zgjedhjeve, prefekti do të ketë një rol kyç në bashkëpunim me institucionet zgjedhore dhe organet e rendit, për të siguruar një proces të rregullt, të ndershëm dhe të qetë. Marrja e të gjitha masave për garantimin e infrastrukturës dhe logjistikës zgjedhore do të jetë një prioritet kyç i tij, në javët në vijim.