Ministria e Drejtësisë prezantoi këtë të premte propozimet për ndryshimet në Kodin Penal. Në fjalën e tij, ministri Ulsi Manja tha se bëhet fjalë për një punë voluminoze që përafron legjislacionin penal shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Manja tha se produkti nuk është i Ministrisë së Drejtësisë, por i një grupi pune ekspertësh të udhëhequr nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Në fjalën e tij, Rakipi u shpreh se propozimet synojnë kalimin nga një sistem që fokusohet në ndëshkim drejt një sistemi që promovon riparimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.