Top News/ Presion për Suedinë në NATO / Senatorët amerikanë më Hungari, e vetmja pengesë
16/02/2024 13:09

Një delegacion i përbërë nga senatorët e dy partive në Kongresin amerikan do të vizitojë Hungarinë të dielën, në kohën kur po rritet presioni ndaj Budapestit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO kur Parlamenti i shtetit të kthehet nga pushimi dimëror. Hungaria është shteti i vetëm i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Kjo ka tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe ka rritur shqetësimet në mesin e aleatëve. Suedia ka aplikuar për t’iu bashkuar NATO-s në maj të vitit 2022, e shtyrë nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka raporte më të mira me Rusinë sesa me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shumicën e anëtarëve të NATO-s, ka deklaruar se Qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por në Parlament ende nuk është marrë një vendim për këtë. Ambasada amerikane në Budapest njoftoi se senatorët do të udhëtojnë për në Hungari “me mision të përqendruar në çështjet strategjike me të cilat përballen NATO-ja dhe Hungaria”. Pranimi i Suedisë në NATO është një çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe po ashtu sigurinë e aleancës në tërësi, tha më herët gjatë këtij muaji ambasadori amerikan, David Pressman. Pranimi i Suedisë në NATO mund të ratifikohet kur Parlamenti hungarez të rinisë punën në fund të shkurtit, ka thënë Grupi Parlamentar i partisë në pushtet, Fidesz.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37