Një 33 vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu të Tiranës, pasi dyshohet se ka përndjekur për rreth dy muaj ish-të dashurën e tij dhe më pas e ka marrë peng në automjetin e tij. Sipas Policisë, ngjarja e pengmarrjes ka ndodhur më 17 shtator, ndërsa ndaj ish të dashurës së tij ka ushtruar dhunë dhe e ka kanosur.