Presidenti Aleksandër Vucic në një deklaratë ka shprehur shqetësimin në lidhje me vendin e tij, ku shprehet se popullësia e Serbisë po tkurret dida ditës. Presidenti serb e konsideron këtë shqetësim si një gjendje tejet alarmante sa në një deklaratë të fortë tha se Serbia po zhduket si komb. Si pasojë e kësaj cështje, Vucic njoftoi se pagesa për nënat që lindin për herë të parë do të trefishohet për herë të parë, duke nisur nga janari në 2 mijë e 550 euro. Po kështu, do të rritet ndihma ekzistuese për familjet që kanë më shumë fëmijë.