Komisioni i Ligjeve zhvilloi vetëm për pak minuta mbledhjen formale për të konstatuar mungesën e një kandidature edhe në raundin e tretë të votimit në seancë plenare për presidentin e ri të vendit. Raporti i komisionit të ligjeve me dy raportet e raundeve të para iu dorëzua Kuvendit në seancën plenare për të djegur edhe raundin e tretë.