Presidenti amerikan Donald Trump premtoi se do të bënte gjithcka që mundej për ta bërë Sirinë të suksesshme pas bisedimeve të rëndësishme që ai zhvilloi me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, një ish-komandant i al-Kaedës, i cili deri vonë ishte i sanksionuar nga Uashingtoni si terrorist i huaj. Vizita e al Sharaa-s shënoi një vit mahnitës për rebelin e shndërruar në president, i cili rrëzoi udhëheqësin autokratik Bashar al-Assad dhe që atëherë ka udhëtuar nëpër botë duke u përpjekur ta paraqesë veten si një udhëheqës të moderuar që dëshiron të bashkojë kombin e tij të shkatërruar nga lufta dhe t'i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar.