Nëse pyet sot shqiptarët se cili është identikiti i Presidenti që ka mbrojtur më mirë interesat e tyre dhe Kushtetutën e vendit në krye të shtetit, emri i vetëm që u vjen në mendje është ai i Presidentit Alfred Moisiu. Presidenti Moisiu mbetet i vetmi President i zgjedhur me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës në 33 vite pluralizëm në Shqipëri. Ai u mbështet në vitin 2002 në këtë post, si nga Fatos Nano, ashtu edhe nga Sali Berisha.