Presidenti Ilir Meta është ndalur këtë të premte në Korçë, ku ka deklaruar se do i rikthehet sërish betejës politike, menjëherë pasi të heqë kostumin e kreut të shtetit në 24 korrik. Teksa në sirtarët e gjykatës kushtetuese pret vendimmarrja për shkarkimin e Metës përpara përfundimit të mandatit të tij presidencial, ky i fundit e ka zeruar mundësinë e një shkarkimi të parakohshëm, duke deklaruar se do i rikthehet mbështetësve të tij politikë vetëm pas 24 korrikut.