Agresioni rus ndaj Ukrainës ishte pika kryesore e fjalës së presidentit Bajram Begaj në takimin e përvitshëm me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri. Shqipëria mbetet vendosmërisht në krah të ukrainasve, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike. Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave.