Top News – Presidenti më jetëgjatë i SHBA-së / Shuhet në moshën 100 vjeçare Jimmy Carter
30/12/2024 12:08

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter vdiq të dielën në moshën 100 vjeçare. Presidenti më jetëgjatë amerikan vdiq në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Plains të Xhorxhias, ku ai dhe gruaja e tij, Rosalynn, e cila vdiq në moshën 96 vjeçare në nëntor 2023, kaluan pjesën më të madhe të jetët e tyre, njoftoi Qendra Carter. Në një deklaratë thuhej se ai vdiq i qetë, i rrethuar nga familja e tij. Pas një mandati në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, u angazhua për kauza të ndryshme nga shëndetësia tek demokracia globale dhe të tjera. Kur Jimmy Carter bëri betimin më 20 janar të vitit 1977, ai premtoi një “qeverisje të mirë, ashtu si populli amerikan”. "Nuk mund të ketë detyrë më fisnike dhe më ambicioze për Amerikën, në këtë ditë të një fillimi të ri, sesa të ndihmojë formimin e një bote të drejtë dhe paqësore”, tha ai. Një bote që ai vazhdoi t’i kontribuojë përtej mandatit të tij të vetëm në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Ai është themelues i qendrës Carter, një organizatë globale jofitimprurëse, misioni i së cilës është “përhapja e paqes dhe shpresës, si dhe luftimi i sëmundjeve”. Carter lindi në Plains të Xhorxhias më 1924. Ai u diplomua nga Akademia e Marinës amerikane më 1946, duke shërbyer si oficer nëndetëseje para se të kthehej në Plains më 1953 për të drejtuar fermën e familjes pas vdekjes së babait të tij. Ish-presidenti hyri në politikë gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960. Ai shërbeu dy mandate si ligjvënës në Xhorxhia para se të bëhej guvernator i shtetit më 1971. Nga një guvernator jo shumë i njohur i jugut në 1971, ai u bë në kandidati fitues i zgjedhjeve presidenciale më 1976, pasi mposhti republikanin Gerald Ford. Ndërmjetësimi i marrëveshjeve në “Camp David” më 1979 dhe traktati përfundimtar i paqes mes Egjiptit dhe Izraelit ishte kulmi i presidencës së tij. Ai negocioi edhe një traktat që i ktheu Panamasë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe vendosi lidhje të plota diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Por, revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran ndryshoi kursin e presidencës së tij. Protestat e udhëhequra nga klerikët shiitë rrëzuan udhëheqësin iranian të mbështetur nga SHBA. Më vonë militantët sulmuan ambasadën amerikane në Teheran, duke marrë peng 66 amerikanë. Në fund të nëntorit, 13 pengje u liruan. Në prill të vitit 1980, Karter autorizoi një operacion ushtarak për të liruar pengjet tjera. Operacioni dështoi dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë amerikane vdiqën. Carter u përball edhe me sfida të brendshme. Inflacioni dhe shkalla e papunësisë dëmtuan ekonominë, çka ndikoi në humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 1980 ndaj republikanit Ronald Reagan. Më 20 janar të vitit 1981, ditën e inaugurimit të Reaganit, Irani liroi pengjet amerikane. Carter, u kthye në vendlindjen e tij për të planifikuar angazhimin pas-presidencial.

Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17