Top News – Presidenti i Meksikës/ I fundit ndër liderët botëror i prekur nga Covid 19
25/01/2021 15:50

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador u bë lideri i fundit botëror i prekur nga koronavirusi, por siç tha ai, simptomat ishin të lehta. “Me keqardhje ju informoj se jam infektuar me covid 19. Simptomat janë të lehta por ndërkohë i jam nënshtruar trajtimit mjekësor”, tha 67-vjeçari në një mesazh në mediat sociale. Populisti majtist është parë rrallë herë me maskë në publik, përfshirë edhe konferencat e tij të përditshme për shtyp, dhe ka vijuar me aktivitetet e tij normale gjatë pandemisë. Ai ka udhëtuar në pjesë të ndryshme të vendit dhe të premten vizitoi shtetin verior San Luis Potosi. Ai është kritikuar se ka qenë i ngadaltë në vendosjen e izolimit, në fillim të pandemisë dhe se ka vijuar të zhvillojë tubime dhe të përshëndesë mbështetësit me shtrëngime duarsh dhe përqafime. Në 2013 ai iu nënshtrua një operacioni në zemër, pas një ataku kardiak. Po ashtu ai vuan edhe nga hipertensioni, një faktor rreziku për covid 19. Obrador i bashkohet kështu liderëve të tjerë botërorë, mes të cilëve ish presidenti Donald Trump, presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, që janë prekur nga virusi.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21