Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa pritet të vizitojë edhe Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, të parashikuar për në muajin maj. Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Evropës. Sakaq, nuk janë bërë të ditura temat që pritet të diskutohen pasi siç njofton KE, programi është ende në përgatitje. Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Presidenti i Këshillit Evropian tha se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian.