Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u zotua të martën se do t'i "mbrojë me vendosmëri" qëndrimet e vendit të tij, ndërsa nisej për në Nju-Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. "Ne dolëm me kokën lart dhe kjo është burim dinjiteti e krenarie për të gjithë ne. Prandaj, ne do t'i mbrojmë me vendosmëri qëndrimet tona në forumet ndërkombëtare," tha ai para se të largohej nga Irani. Presidenti pritet të mbajë një fjalim në takimin e OKB-së të mërkurën.