Presidenti i televizionit Fax Neës Kasem Hysenbelliu, ka humbur betejën me covid 19 në moshën 59 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të tij, por edhe nga media që ai drejtoi e krijoi pak vite më parë. Kasem Hysenbelliu ishte infektuar para pak javësh nga koronavirusi.