Ky është sigurisht rikthimi më dramatik në historinë politike amerikane. Katër vite pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump do të rikthehet atje, pasi amerikanët i dhanë atij një shans të dytë. Dhe fushata elektorale ishte po ashtu e denjë për librat e historisë: Ai i mbijetoi dy atentateve dhe kundërshtari i tij fillestar, Joe Biden, u tërhoq në mesin e garës. Me fitoren në zgjedhje, Trump arriti t’i tejkalojë ndasitë brenda Partisë Republikane, sfidat ligjore nga mandati i parë në vitet 2017-2021, dhe një atentat ndaj tij.