Rrjedhja në publik e një dosjeje përgjimi të shërbimeve sekrete ekuadoriane, që tregon lidhjet e politikanëve më të lartë të vendit amerikano-latin me mafian shqiptare ka shkaktuar tërmet në vend. Ministri i Bujqësisë së Ekuadorit, Bernardo Manzano ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi emri i tij u përmend në hetimin për korrupsion dhe lidhjet e trafikut të drogës që përfshin njerëz të afërt të presidentit Guillermo Lasso me mafien shqiptare.