Prsidenti brazilian Jair Bolsonaro i priu të dielën një grupi motociklistësh, në një paradë nëpër Rio de Janeiro dhe u pritën nga turma të mëdha njerëzish që dolën për ta përshëndetur. Parada vjen në vazhdën e përpjekjeve të Bolsonaros për të rritur popullaritetin e tij, i cili kishte rënë në pikën më të ulët që nga nisja e mandatit në janar 2019.