Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Papa Leoni XIV, e zhvilluar në Vatikan, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga mbarë bota. Me këtë rast, Presidenti Begaj zhvilloi një takim me Atin e Shenjtë, ku i përcolli urimet më të sinqerta për zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike Romake. Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi rolin frymëzues të Papa Leoni XIV në promovimin e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të përballur me sfida globale.