Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB, ku tha se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti. Para krerëve të shteteve e qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Begaj theksoi se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi më hapa të shpejtë.