Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u prit në një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial në Estoni, nga homologu Alar Karis. Në takimin dy palësh u diskutua rreth forcimit të marrëdhënieve, finalizimit të procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor. Kreu i Shtetit e konsideroi lajm të mirë vendosjen e linjës së re të përhershme Air Baltik midis Shqipërisë dhe Estonisë.