Gjendja shëndetësore e presidentit rus, Vladimir Putin, shpeshherë është komentuar nga ekspertët e gjuhës së trupit që nga nisja e luftës në Ukrainë. Tashmë të gjitha dyshimet marrin zë dhe kjo vjen pikërisht nga aleati kryesor i kreut të Kremlinit, presidenti bjellorus Lukashenko, i cili në vizitën e fundit në Moskë u shfaq i shqetësuar për shëndetin e presidentit.