Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar nga Haga se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gjatë një interviste televizive, ish presidenti deklaroi I prerë se nuk ka asgjë për t’iu shtuar argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës së tij përfundimtare në sallën e gjyqit.