Premtimet elektorale të pambajtura kanë nxjerrë në rrugë banorët e fshatit Spathar në Librazhd. Të gjendur përballë harresës së insitutcioneve që sipas banorëve kujtohen për ta vetëm në prag të zgjedhjeve. Sipas banorëve, në çdo fushatë elektorale u është premtuar ndërtimi i rrugës me infrastrukturë sipas standardeve, por edhe pse maxhoranca socialiste ka marrë pushtetin në vitin 2013, ende për ta nuk ka një zgjedhje.