Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Ronald Bejko prezantoi programin e tij, e cila në fokus ka ekonominë dhe biznesin. Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, Bejeko u premtoi atyre më shumë mbështetje për këtë sektor nëse e votojnë më 14 maj, ndërsa shtoi se ai do heqë taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, si edhe do të përgjysmojë taksën e pastrimit për bizneset.