Paga minimale, rritja e pensioneve e ndihmat sociale kanë ndezur gjithmonë debat në tryezat e ekspertëve të makroekonomisë si dhe kanë qenë në fokus të retorikave propagandistike gjatë fushatave elektorale të politikanëve. Në fillim të këtij viti u realizuar rritja e pagës minimale në kufirin e 30 mijë lekëve e nga ana tjetër u premtuar rritje e pagave në harkun kohor të dy viteve të ardhshme. Megjithatë pas tre dekadash të kalimit nga ekonomia e çentralizuar gjatë diktaturës në ekonominë e tregut të lire, asnjë parti politike e cila ka qenë në pushtet nuk ka realizuar përllogaritjen e minimumit jetik në ekonomi. Mungesa e përllogaritjes së një minimuami jetik i bën ndryshimet dhe premtimet për rritje pagash minimale, pensione e ndihmash sociale të pabazuara në një studim konkret.