Top News – Prekja e kufijve në Ballkan/ Heiko Maas-ide të rrezikshme dhe jo realiste
23/04/2021 12:34

Për ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas, ideja e prekjes së kufijve në ballkan është e rrezikshme dhe jo realiste. Ai e bëri deklaratën në prishtinë, ku ai mbërriti në kuadër të një vizite që do ta cojë më pas edhe në beograd, në përpjekje për të nxitur palët të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha në Prishtinë se idetë e hedhura kohëve të fundit që çështjet sociale dhe politike në Ballkan mund të zgjidhen me vizatim të vijave në harta, janë jo vetëm jo realiste por edhe tejet të rrezikshme. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Kosovë, prej nga do të shkojë më pas në Serbi në një përpjekje për të nxitur palët që të rifillojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. “Ne i konsiderojmë të rrezikshme edhe diskutimet që bëhen rreth tyre prandaj jam i lumtur që përpjekja e fundit në këtë drejtim, pavarësisht se nga kush u hap, shpejt të mbyllet në sirtarë dhe shpresojmë që të jetë një dosje e së kaluarës. Unë nuk e di nëse ka përpjekje të tilla. Fakti që gjithë kohën është folur për një ‘non-paper’ besoj se është edhe shprehja e duhur dhe duhet mbetur një ‘non paper’. Idetë për prekje kufijsh qeveria gjermane i refuzon në mënyrë të theksuar sepse një zgjidhje e tillë nuk do të çonte në atë që konfliktet të zgjidhen por të ashpërsohen. Osmani ndërkohë tha se çështja e dokumentit të pretenduar është diskutuar edhe me autoritetet e Sllovenisë.

Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51