Dy pjestarë të ekuipazhit u plagosën pasi një 'predhë e panjohur' goditi një cisternë në Ngushticën e Hormuzit të hënën ku anijet janë sulmuar vazhdimisht gjatë luftës në Lindjen e Mesme. Teherani kërkon të mbajë nën kontroll rrugën e rëndësishme ujore në luftën e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër Uashingtoni vazhdon me një bllokadë të porteve iraniane.